Një avion rus i linjës Ural Airlines me në bord 226 persona dhe 7 ekuipazh u detyrua të bëjë ulje emergjente afër aeroportit Zhukovsky në Moskë.

Pak minuta pas ngritjes në ajër, avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në motorët e tij, duke bërë që të kryejë zbritje të detyruar.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë, por 23 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë, janë shtruar në spital për mjekime.