Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia sepse rrahu vajzën e tij adoleshente dhe më pas i preu flokët.

Sipas mediave amerikane, babai ndëshkoi vajzën sepse po përdorte “Snapchat”, një rrjet social. Alex Harrison akuzohet për ushtrim dhune ndaj fëmijëve. Vajza e tij vetëm 14 vjeç, qante pa rreshtur nga dhuna e babait të saj. Sipas mediave, 30-vjeçari e kishte goditur edhe me rrip disa herë.

Video, që është filmuar nga një person tjetër, u publikua në Facebook nga vet babai 30-vjeçar. Me mburrje ai shkruante se dhuna ndaj vajzës së tij ishte ndëshkim për të që merrej me rrjetet sociale dhe jo me me detyrat e shkollës, raporton DailyMail.