Lajmi që Meghan Markle është shtatzënë ka gëzuar mëngjesin e sotëm jo vetëm familjen mbretërore, miqtë e tyre, por edhe gjithë Britaninë e Madhe.

Por, siç ndodh në kësi ngjarjesh të shumëpritura, edhe në rastet pararendëse të fëmijëve të Kate Middleton dhe princit William, kompanitë më të mëdha të basteve kanë nisur të luajnë me shifra marramendëse në lidhje me emrat e mundshëm që mund të zgjedhin për fëmijën e tyre të parë Dukesha e Sussex dhe princi Harry.

Sipas preferencave të fundit nga kompanitë e basteve, tre janë shanset më të mëdha për zgjedhje emrash dhe ato kanë zbuluar se Aleksandër, Alis dhe Artur kryesojnë në listën e zgjedhjeve që mund të bëjnë princi Harry dhe Meghan Markle për fëmijën e tyre.

Aleksandër është më favoriti për djalë, 2/1 sipas Fitzdares dhe Alis më e preferuara nëse bebi është vajzë me 5/2.

Ndërkohë, në librat e kompanive të basteve në Britaninë e Madhe kanë nisur të renditen tashmë opsionet e mundshme për emrat e preferuar, për fëmijën e ardhshëm të familjes mbretërore, që pritet të lind në pranverën e 2019. Dhe mundësitë janë këto:

Emra për vajza:

Alis

Viktoria

Mari

Isabela

Eleonor

Augusta

Rashel

Diana

Emra për djem:

Aleksandër

Artur

Filip

Albert

Nikola

Alfred

Xhejms

Tomas