Aktori i humorit, Elvis Pupa mesa duket ka qenë duke ‘punuar’ për një pamje më të mirë, dhe ka menduar të bëjë mbjellje të flokëve. Ai ka ndarë foto të ndryshimit në rrjete sociale vetëm 4 muaj pas transplantit, dhe duket tërësisht ndryshe.

“Ju përshëndes me flokët e reja. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë, më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloja vetullat.”- shkruan aktori në Instagram.

Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i bashkëshortes së tij, Belina Pupa.

“Bobo…ishim rehat. Duhen dy pasqyra në shtëpi tani.”– shton bashkëshortja e tij në koment.