Robbie Williams rrezikon të dënohet për gjestin në ceremoninë e hapjes. Ai i drejtoi gishtin e mesit kamerës gjatë performancës së tij. Kjo video është bërë virale anë e mbanë botës.

Williams tashmë rrezikon një gjobë për sjellje të pahijshme në publik. Në qoftë se verifikohet se ai gjest është i qëllimshëm atëherë ai mund të përfundojë edhe në burg.

Mendohet se Robbie Williams e ka bërë këtë veprim për shkak të kritikave që mori për shkak se pranoi ftesën e Putin për të qenë pjesë e ceremonisë hapëse.