Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” ra nga froni, pasi nuk është më e klikuara në kanalin e “YouTube”.

Kjo këngë u publikua gjashtë vite më parë, në 2013-n, dhe është konsideruar hit. Ndërkohë në “Youtube” ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.

Por së fundmi një tjetër këngë në shqip e ka marrë këtë fron. Tashmë hiti i Silva Gunbardhit ka kaluar në vend të dytë, pasi i pari është ai i Era Istrefit, “Bon bon”.

Tashmë videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në “Youtube” duke rrëmbyer kështu vendin e parë në listën e këngëve shqip më të klikuara.