Mbrëmë ka përfunduar edicioni i nëntë i “Big Brother” i etiketuar si edicioni i dashurisë, ku 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.

Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së famshme, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun.

Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut që i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe dha jo pak vota për ta këtë mbrëmje.