Ronaldo nuk do të jetë në ndeshjen e kombëtares së tij ditën e shtunë kundër Italisë, kështu që futbollisti përfitoi për të bërë disa ditë pushime. Ai së bashku me partneren e tij, Georgina dhe katër fëmijët ka udhëtuar drejt Londrës.

Me këtë rast, futbollisti i ka lejuar vetes disa shpenzime të mëdha. Ai ka porositur në restorant dy shishe verë, të cilat kushtonin 31 mijë euro.

Sipas The Sun, futbollisti njohur i porositi pa u kursyer fare. Dëshmitarët në restorant treguan se Ronaldo së bashku me gruan dhe dy miq të tyre porositën dy shishet e verës, e para e llojit, Richebourg Grand Cru që kushton 20 mijë euro, ndërsa tjetra Pomerol Petrus 1982-shit që kushton 11 mijë euro.

Madje, sipas tyre, shishen e dytë nuk e përfunduan.