Nëna e Akihiko Kondo refuzoi një ftesë për të shkuar në dasmën e djalit të saj të vetëm në Tokio këtë muaj. Por ndoshta kjo nuk është një surprizë kur të zbuloni se kush ishte gruaja e ëndërrave të tij.

Kondo po martohej popstarin e njohur japonez Hatsune Miku. Por nuk po flasim për një qenie njerëzore por për një hologramë ose ndryshe personazh i krijuar në kompjuter. Madje i ka vendosur edhe një unazë.

"Për mamanë nuk ishte diçka për tu festuar" -tha 35-vjeçari. Në të vërtetë, asnjë prej të afërmve të Kondo nuk mori pjesë në martesën e tij me Miku por kjo nuk e pengoi atë të shpenzonte 17.562 dollarë në një ceremoni zyrtare në një sallë Tokio.

Rreth 40 të ftuar ishin të pranishëm kur Akihiko lidhi nyjë me nusen e tij, në versionin e një kukulle, pasi këngëtarja nuk ka asnjë version tredimensional dhe performon zakonisht vetëm falë një softweri i njohur si "vocaloid".

"Unë kurrë nuk e kam tradhëtuar. Gjithmonë kam qenë i dashuruar më Miku-san,"-tha ai. Kondo jeton me hologramën lëvizëse që prej muajit mars.