"Asnjëherë nuk e kam njohur vërtetë babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur". Kështu ka thënë futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo në një intervistë më Piers Morgan, e cila do të transmetohet ditën e martë.

Ai ka shpërthyer në lot kur është në ekran i është shfaqur një klip i të atit, José Dinis Aveiro i cili vdiq në moshën 52-vjecare, nga probleme me mëlçinë.

I ati i futbollistit ishte intervistuar nga televizioni norvegjez gjatë kampionatin evropian, Euro 2004 një vit para se të ndërronte jetë, ku rrëfente se ishte shumë krenar për djalin e tij.

"Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arrit të shihte atë që unë jam bërë sot"- ka thënë futbollisti i njohur.

Gjatë intervistës me Morgan, futbollisti foli edhe për akuzat për përdhunim që rënduan mbi të nga modelja Kathryn Mayorga.

"Ndihesh shumë keq. Isha duke ndenjur me të dashurën në shtëpi dhe pamë në televizor që thoshte se Cristiano Ronaldo për këtë, bëri dhe atë… Dëgjova fëmijët që po zbrisnin nga shkallët dhe ndërrova kanal sepse më vinte shumë turp. U ndjeva i turpëruar."– u shpreh futbollisti.