Del në shitje pistoleta e parë që aktori i njohur, Sean Connery përdori në rolin e “James Bond”.

Daily Mail shkruan se të gjithë ata që duan të bëjnë të tyren këtë pistoletë, duhet të paguajnë plot 256 mijë dollarë (190.000 funta). 

Një gjë e tillë ka ndodhur pas vendimit të regjisorit Dan Lanigan, pak kohë pas vdekjes së legjendës Sean Connery.

Connery ndërroi jetë pas disa komplikimeve që pati me shëndetin, ndërsa ishte në gjumë.

I njohur si i pari që luajti 007, Sean arriti që për pesë dekada të krijojë audiencën që e mbështeste në mënyrë të vazhdueshme.