Gjatë këtij sezoni veror delfinët kanë qenë e vetmja gjë që ju ka tërhequr vëmendjen pushuesve. Disa delfinë kanë dalë në brigjet e Karaburunit të mërkurën e kësaj jave dhe kanë dhuruar spektakël, duke lënë të habitur çdo pushues.

Videoja është publikuar nga Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili përfiton të urojë të gjithë shqiptarët për një muaj të mbarë.

MIRËMËNGJES dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë”, shkruan Rama.