Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Disa rregulla strikte që duhet t'u përmbahen punonjësit e Pallatit Mbretëror

28/02/2021 - 22:01

Të jetosh në një Pallat Mbretëror duket si një ëndërr, por nuk thuhet e njëjta gjë nga stafi që punon aty.

Edhe pse ata e shohin si nder, në fakt shumë nga rregullat strikte duken joreale për njerëzit e tjerë.

Disa prej tyre jua tregojmë më poshtë:

1.Stafi nuk mund të pastrojë me fshesë korenti para orës 10 të mëngjesit. Kështu që ata përdorin fshesën. Ky rregull është vendosur për të mos zgjuar familjen mbretërore shumë herët.

2.Stafi nuk lejohet të shkelë në qendër të tapeteve. Vetëm familja mbretërore lejohet. Stafi lejohet të ecë vetëm anash dhe kjo bëhet për të shmangur gjurmët e këmbëve.

3.Kafeja duhet të shërbehet në një mënyrë të caktuar. Shërbëtorja duhet të përdorë një enë argjendi për kafenë e më pas duhet t’ja jap një shërbëtoreje tjetër, e cila me tabaka ia çon Mbretëreshës.

4.Dado e familjes mbretërore nuk është përgjegjëse vetëm për t’u kujdesur për fëmijët, por edhe për t’i dhënë ide të reja familjes, si për shembull t’u tregojë si ta kalojnë kohën së bashku.

5.Familja mbretërore ka një parukier që është në shërbimin e tyre 24 orë. Ai madje ishte në detyrë edhe pasi Kate lindi beben, për t’i rregulluar asaj flokët.

6.Stafi duhet të jetë “i padukshëm”. Kjo do të thotë se ata nuk duhet të shfaqen shpesh dhe të mos dëgjohen. Ata duhet të sigurohen që me veprimet e tyre nuk po shqetësojnë askënd dhe nuk po bëjnë zhurmë.

7.Princi Charles nuk bën shumë gjëra vetë. Shërbëtorët i bëjnë gati rrobat, e mbështjellin me peshqir pas dushit dhe madje i bëjnë gati furçën e dhëmbëve dhe kolinozin.

8.T’i shërbesh mëngjesin me drithra Mbretëreshës nuk është e lehtë. Ajo dëshiron që drithrat të shërbehen në një tas plastik pasi ushqimi mbahet më i freskët dhe konsumon vetëm drithrat e saj të preferuara.

9.Ka edhe një tjetër rregull që duhet të ndjekin dadot. Ato duhet të palosin rrobat e bebeve në një mënyrë të caktuar.

10.Dadot kanë gjithashtu një uniform speciale që duket si veshja e Mary Poppins.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.