Edhe pse praktikisht sapo kanë filluar jetën si të martuar, Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti, Brad Falchuk nuk jetojmë së bashku. Ata u martuan shtatorin e vitit të kaluar pas së cilës shkuan në Maldive me fëmijët e tyre për muajin e mjaltit.

Aktorja e njohur tha për “Sunday Times” se ajo dhe bashkëshorti nuk jetojnë bashkë, të paktën jo çdo ditë të javës. Ata jetojnë bashkë vetëm 4 ditë gjatë javës, ditët e tjera ai kthehet në shtëpinë e tij, ku ndodhen dy fëmijët, Brody dhe Isabella.

“Të gjithë miqtë tanë të martuar thonë se mënyra sesi jetojmë është ideale dhe se nuk duhet ta ndryshojmë”, tha aktorja Gwyneth Paltrow.