Në një moshë të vogël ka nisur rrugëtimin e saj në televizion dhe tashmë cilësohet si një ndër moderatoret më të afta. Me elokuencën e saj në të folur, Dojna Mema ka treguar se është shumë e aftë në punën e saj. Megjithatë si gjithë të tjerët duket se dhe Dojna ka provuar një moment shumë të sikletshëm në skenë. Në fakt nuk ka të bëjë aspak me moderimin, por me një fushë tjetër që Dojna e ka shumë përzemër.

Moderatorja ka studiuar më parë në “Liceun Artistik” dhe ka një lidhje të ngushtë me muzikën. Ajo është shumë e aftë në piano dhe gjithmonë ka treguar se është ndër pasionet e saj më të mëdha. Megjithatë në një shfaqje me piano ka përjetuar momentin e saj më të sikletshëm në skenë. E pyetur për këtë, Dojna nuk ka ngurruar që të ndajë me të gjithë detajet nga ky moment:

“Kur luan Rachmaninoff dhe harron vazhdimin. Më beso që asnjë e papritur që mund të ndodhë si prezantuese nuk krahasohet me këto djersë të ftohta që kam përjetuar këtu”.

Atëherë ka qenë vetëm 17 vjeçe dhe jo me kaq shumë eksperiencë, ndaj me siguri emocionet duhet të kenë bërë punën e vetë.