Një kirurg i rraskapitur nga puna e tij është rrëzuar dy herë, duke thyer edhe dhëmbët.

Pas dy javësh operacione rresht, kirurgu shfaqet i lodhur. Ai është rrëzuar njëherë në ashensor dhe njëherë tjetër në parkingun e makinave.

Incidenti ndodhi natën e Vitit të Ri në Provincën Sichuan në Kinë.

Siç tregoi më vonë mjeku, ai nuk mbante mend asgjë për atë që ndodhi dhe duhej të shikonte pamjet për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi.