Në kulmin e vapës, ky çift nga qyteti i Durrësit, ka gjetur kohë të votojë, duke iu “përgjigjur” kështu apelit të Kryeministrit për pjesëmarrje në votime. 

Edhe pse në ditën e tyre të martesës, ata nuk kanë nguruar të ushtrojnë të drejtën e votës, duke shkuar në qendrën e votimit vajza e veshur me fustan nuserie, ndërsa djali me kostum.