Një delfin ka sjellë në jetë të voglin e saj në bregun e Gjirit të Lalëzit. Prej disa ditësh në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë video dhe foto ku një delfin luante me njerëzit në bregun e detit.

Por mësohet se delfini femër ka qenë në fazën e fundit të shtatzënisë dhe për këtë arsye është afruar drejt bregut.

Në lidhje me këtë ngjarje të rrallë ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Sipas tyre, në lindjen e këtij delfini kanë asistuar veterinerët shqiptarë, por fat të keq foshnja e gjitarit kishte ngordhur në bark.

Për këtë arsye delfini kishte kryer një lindje të parakohshme. Pas lindjes delfini u largua për në thellësi, por këtë herë pa të voglin në bark.

“Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme. Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark. Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me. Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur. Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme”, shkruhet në njoftimin e AKZM-së.