Një shpend që fluturon mbi plazhin Myrtle në Karolinën Jugut duke mbajtur në kthetra një peshk të stërmadh. Këto imazhe impresionuese bënë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe janë kapur nga shumë media amerikane që e kanë krahasuar skenën me “Sharknado”, serialin e filmave katastrofikë, që tregonin se në SHBA mbërrinin tornado peshkaqenësh.

Por sipas ekspertëve të cituar nga CBS News, kjo video nuk ka asgjë të çuditshme. Dy kafshët në video janë një skifter që ushqehet me peshq dhe një skumbri (ose Elops Linnaeus), dy specie krejt të zakonshme në këtë zonë. Megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë menduar se shpendi ishte një shqiponjë dhe peshku një lloj peshkaqeni apo delfini. Edhe pse kafshët në video duken të mëdhenj, në realitet kanë përmasa shumë të më vogla. Departamenti i burimeve natyrore në Karolinën Jugut ka thënë se të dyja kafshët janë të zakonshme në këtë zonë.