Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju zërë gjumi e të humbisni ndonjë takim të rëndësishëm, apo edhe të shkoni vonë në shkollë apo punë?

Një gjë e tillë i ka ndodhur aktorit të njohur, Gentian Zenelaj, i cili ishte i ftuar sot në “ClubFm”. Ai ka zbuluar se kur ai prezantonte në radio, emisioni i tij ishte në orën 7 me 9 dhe atij i duhej që të ngrihej shumë herët për në punë.

Por siç tregon Zenelaj, një ditë e kishte zënë gjumi dhe për të mos u kuptuar se ishte faji i tij, së bashku me kolegun hoqën fishën e transmetimit në mënyrë që emisioni mos të dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio. /Xing.al