Emri i vërtetë i Bujar Asqeriut nuk është ky që ne dimë! Aktori rrëfen historinë prekëse

18/04/2019 - 19:39

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera foli edhe për emrin e tij të vërtetë.

Të gjithë mbetën të habitur kur ai tregoi në studio se emri i tij i vërtetë është Drini dhe se të gjithë e thërrasin atë me këtë emër.

Aktori rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e trishtë që fshihet pas emrit, duke thënë se Bujar quhej vëllai i tij i madh i cili kishte ndërruar jetë kur ishte vetëm 6-muajsh.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6-muajsh. Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘Ç’është ky emër lumi?’ Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja”, tha Bujari. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Christine Sillman dhe vajza e saj, Tonya prenotuan në një hotel me katër yje për pushimet e verës, por u shokuan nga ajo çfarë gjetën.

Sipas një studimi të sapopublikuar, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve nën moshën 5-vjeçare janë dëmtuar nga produktet kozmetike.

Një delfin ka sjellë në jetë të voglin e saj në bregun e Gjirit të Lalëzit.

Viti i parë i martesës mund të jetë po aq ngazëllues dhe rraskapitës.

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm.

Kur vjen fjala tek aktorët e famshëm, modelet, këngëtarët etj, të gjithë janë të magjishëm përpara kamerave.

Urinimi i një burri nga një urë në Berlin të Gjermanisë ka shkaktuar disa të plagosur, sipas një autoriteteve gjermane.

Kompania ajrore meksikane "Volaris" ka nisur një program të quajtur "Ribashkimi familjeve" dhe po ofron bileta 1 dollarëshe për pasagjerë

Reme Lala është deputetja e Dibrës, e cila asokohe bënte fushatë për llogari të PDIU-së.