Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë familja mbretërore, pas ngjarjeve të fundit.

Por, ishte mbretëresha e para që e uroi stërnipin e saj, Archie-n, përmes llogarisë zyrtare në Twitter, ku :

“I urojmë Archie Mountbatten-Wndsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur sot.”, shkruhet në urimin krahas fotos së Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre disa ditë pasi ai erdhi në jetë.

Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla, gjithashtu ndanë urimet e ditëlindjes në llogarinë e tyre në Twitter me një foto të Archie në krahët e Harry-t, pranë Charles.

Ndërsa Kate dhe William zgjodhën një foto të gjithë familjes së bashku.