Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Fiton 3 milionë euro në lotari brenda pak ditësh, prokuroria: S'ka mashtrim, është njeri me fat!

03/05/2021 - 14:06

40-vjeçari brazilian që fitoi 3 milionë euro me dy bileta “Gërvisht dhe Fito”, në më pak se 15 ditë është thjeshtë një njeri me shumë fat! Këtë thonë dhe autoritetet që hetuan atë që u konsiderua si një rastësi shumë e çuditshme.

Autoritetet mbikëqyrëse hapën një hetim për fituesin 40-vjeçar, por asgjë e dyshimtë nuk u gjet nga ana e Prokurorisë. Nga kontrollet e kryera, nuk doli asnjë provë mbi parregullsi apo procedurë të pazakontë.

Hetimi nisi nga Prokuroria Publike e Veronës, pasi braziliani kishte urdhëruar një transfertë bankare prej 800 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një institucion kreditor brazilian.

Më 4 shkurt, ai fitoi një milion euro me një biletë të marrë në zonën e Modenas, dhe më pas më 24 të të njëjtit muaj mori dy milionë të tjerë me një biletë të blerë në Verona.

"Unë ju thashë që nuk kisha mashtruar dhe se i kisha fituar rregullisht të gjitha ato para. Të shënosh dy herë në “Gërvisht dhe Fito” në një kohë kaq të shkurtër duket e pamundur, e di, as nuk e besova. Nuk jam mashtrues. Tani për tani, jeta ime nuk do të ndryshojë, unë do të punoj në ndërtim. Një pjesë të shumës që do të dërgoj në Brazil për të ndihmuar familjen time. Unë tashmë kisha rregulluar transferimin e 800 mijë eurove, por pastaj ata më morën gjithçka", deklaroi 40-vjeçari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.