Një nga çiftet më gazmorë të Hollywood-it, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, u përpoqën të sigurohen, që njerëzit të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së, por vëmendjen e mori diçka tjetër: këmbët e zbathura të aktores.

Në postimin e Ryan Reynolds, fotoja është me këmbë zbathur,

Më pas, të njëjtën foto ka postuar në Instagram-in e saj edhe Lively, e cila, me shaka, shkruan:

“Ishte hera e parë e Ryan-it. Ai sigurisht që ishte i frikësuar. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. SHUMË shpejt. Ai qau. Unë bëja sikur qaja. Më pas, ai thërriti gjithë miqtë e tij”, shoqëruar me hashtag-un #VoteEarly (Votoni herët).

Sidoqoftë, më shumë se sa mbishkrimi, njerëzit vunë re që fotoja tani ka një palë sandale të vizatuara në këmbët e Blake dhe një etiketim “Louboutin” mbi to.

Njerëzit e vunë re detajin e qëllimshëm dhe Twitter-i në pak orë, u mbush me postime për aktoren: “Dikush të më thotë që nuk jam çmendur dhe Blake Lively vërtet vizatoi këpucë në foton e saj.”