Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj e çeli sezonin e dytë të emisionit “Mos i fol shoferit” me politikanen Grida Duma.

Ndryshe, në një format jo nga ata që jemi mësuar ta shohim Dumën, deputetja demokrate, ka folur për një sërë gjërash interesante rreth jetës së saj. Pa ju larguar shumë politikës, pasi me atë i ka lidhjet shumë të ngushta, e pyetur për momentin më të sikletshëm në politikë, ajo nuk ka nguruar të thotë se zgjedhjet në Durrës, kanë qenë momenti më i sikletshëm i karrierës së saj.

Ajo garoi me Vangjush Dakon për bashkinë e Durrësit, por nga kjo garë ajo doli e humbur pasi Dako fitoi mandatin e radhës për bashkinë e qytetit bregdetar. Grida i ka thënë Rudinës së ky ka qenë një moment që ajo ka ndjerë siklet dhe sot nuk nguron për ta treguar.