Gazetarja e mirënjohur e ABC News, Mirela Milori, shpjegoi edhe një herë tjetër këtë të diel në “Për drekë me mua” se pse në vitin 2013 kishte vendosur të linte SHBA-të, ku punonte për “Zërin e Amerikës” për t’u kthyer në Shqipëri.

Blerina Bombaj: Të të pyes pak…

Mirela Milori: Pyetjen e shekullit, 1 milionë dollarshe. E di çfarë do thuash, thuaje. Pse u ktheva nga Amerika?

Blerina Bombaj: Pse u ktheve nga Amerika në Shqipëri?

Mirela Milori: Unë kam që në 2013 që kam ardhur, që atëherë deri  më tani të gjithë më bëjnë këtë pyetje.

Blerina Bombaj: Ndoshta edhe ti si Pirro duhet ta sqarosh këtë, se aludojnë njerëzit.

Mirela Milori: Ty (Pirro) të ngacmojnë për jetën private, unë kam që në 2013, se bëj intervista të mira, se bëj bamirësi, se përpiqem të jap një mesazh se shkoj tek gra të dhunuara, tek fëmijë në nevojë, nuk ka atë jehonë që ka përse u ktheva nga Amerika. Kjo më shqetëson jo mua si Mirelë, se unë e kam përgjigjen.

Blerina Bombaj: Jo unë të vlerësoj shumë si gazetare, por dua ta di se pse u ktheve nga Amerika? Ndërkohë që të gjithë njerëzit sot ëndërrojnë të ikin në Amerikë është afërmendsh që dikush të ketë një kuriozitet se pse ti le Amerikën për Shqipërinë. Unë nuk kam lexuar dhe nuk kam dëgjuar asnjë gjë. Nëse është përfolur nuk e di.

Mirela Milori: E para, në Amerikë unë punova tek “Zëri i Amerikës”. Jeta ime në Amerikë ishte një jetë e mirë dhe Amerika të mëson që të jetosh me sportivitet. Të kuptosh rrethanat ku je dhe të mendosh që ka një projekt më të mirë? Nuk ka rëndësi se ku është ky projekt. Është në Amerikë, në Azi, në Afrikë. Ti kap këtë projektin që mund të jetë më i mrië për ty. Në këtë moment mua ABC më ofroi që të vija sepse ishin zgjedhjet e 2013. Ishte një ofertë e hapur, nuk është se unë erdha dhe mbeta pa punë, kërkova punë dhe… në këtë moment e mendova kështu ta vendos ekuilibrin e jetës sime. Kisha disa vjet që jetoja vetëm me djalin tim sepse u ndava nga babai i djalit tim. T’i themi vetë në vetë të parë që të mos fillojnë këto turbulencat. Dhe kaq. U ktheva dhe vazhdoj me shumë normalitet të jetoj këtu, sepse kam një punë të mirë. Unë e di shumë mirë realitetin shqiptar…

Blerina Bombaj: E mban të hapur idenë e rikthimit në Amerikë?

Mirela Milori: Po patjetër, unë jam shtetase. Unë kam jetuar, po të shkosh ti në lagjen apo në zonën që kam jetuar unë, unë kam hartën në tru se ku mund të shkosh, ku mund të bësh pazare të mira, ku mund të gjesh ushqime të mira…

Blerina Bombaj: Ma jep pak numrin e telefonit.

Mirela Milori: Unë e kam të jetuar dhe unë shkoj një herë apo dy herë në vit. /tvklan.al