Kërcim dashurie nuk ndodh vetëm mes njerëzve. 

Ndoshta nuk e e besoni, por pasi të shihni këtë video do të ndryshoni mendje. 

Dosja.al ka siguruar një video, ku shihen 2 gjarpërinj të cilët japin një spektakël që mund të quhet si “kërcimi i dashurisë”. 

Videoja në fjalë është realizuar në stadiumin e lojërave me dorë në Kukës. 

Me rritjen e temperaturave, gjarpërinjtë me përmasa jo të vogla, kanë filluar të dalin pa frikë në ambiente të frekuentuara edhe nga fëmijë.