Gjendet i vdekur tifozi i flaktë i Mesit!

Postuar: 24/06/2018 - 19:51

   Trupi i një 30-vjeçari, tifozi i zjarrtë i Lionel Mesit, është gjetur ditën e sotme, pasi ishte lajmëruar i zhdukur që kur ekipi i Argjentinës u mund nga Kroacia ditën e enjte.

Vetëm këtë mëngjes të diele, trupi i Dinu Aleks, që ishte nga Arumanur, një fshat i vogël në Indi, u gjet në brigjet e lumit Menaçil. Para se të zhdukej, ai kishte lënë edhe një shënim vetëvrasjeje, ku shkruhej: “Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time.”

Aleks ishte një tifoz i zjarrtë i Mesit, dhe punonte si llogaritar pranë një firme private. Raportohet se para ndeshjes së Argjentinës, ai i kishte thënë kolegëve të tij se Argjetina do fitonte, dhe gjithashtu gol do të shënonte edhe heroi i tij.

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”, u shpreh babai i viktimës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë me vogëlu

Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve.

   Modelja britanike Chloe Ayling, e cila vitin e kaluar u mor peng në Itali për 6 ditë, ka rrëfyer ditët e saj të vështira.

   Patrik O’Well është 44 vjeç dhe që nga mosha 30 vjeç bën xhiron e të gjithë pistave të garave të botës, duke tentuar të shtypë gazin n

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e Aloe Verës janë me vërtet të shumta.

   Një “lavë bombë”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean, pranë ishullit të madh të Hawaii-t,

Shatërvanet e Durrësit janë bërë objekt talljeje së fundmi nga ana e qytetarëve.

Mendimet negative jo vetëm që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj mendore, por edhe në shëndetin tuaj, mirëpo çojnë edhe në rezultate d

   Vetëm dy muaj me pare, Meghan Markle zyrtarisht hyri në familjen mbretërore dhe tashmë duket se ndihet e qetë.

Një fshat në ishullin e Grenlandës në Polin e Veriut është përfshirë nga paniku pas afrimit të një ajsbergu gjigant.