Grabisnin dyqanet të maskuar me fytyrën e Salah, arrestohen 4 persona në Egjipt

21/05/2020 - 15:20

Katër hajdutë egjiptianë, të maskuar me fytyrën e yllit të futbollit Mohamed Salah dhe të armatosur, dolën nëpër rrugët e Kairos për të grabitur dyqanet, por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi u arrestuan nga autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat raportuan se 4 hajdutët u arrestuan nga forcat e sigurisë në Nasr City, një lagje e kryeqytetit të Egjiptit, Cairo, pavarësisht tentativave për t’iu larguar rrethimit.

Mohamed Salah është shndërruar në një idhull për shumicën e egjiptianëve, që kur vendosi t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2017-s, pasi pikërisht me “The reds” ka spikatur në fushën e lojës, duke u bërë protagonist i shumë sukseseve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U ndanë s’u ndanë. Lidhja mes Albës dhe Albit u komentua shumë herë, sidomos ditët e fundit kur flitet për një ndarje mes tyre.

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr