Këngëtari Stine dhe partnerja e tij Graciela patën një ndarje mjaft të bujshme përpara 5 muajve.

E megjithatë, ata janë shprehur nëpër intervista të ndryshme televizive në mënyrë të atillë që midis tyre mund të ketë edhe një rikthim në të ardhmen.

Por, së fundmi, ish-partnerja e Stines duket se i ka humbur shpresat që diçka e tillë mund të ndodhë.

Tepër aktive në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, Graciela ka komentuar ditën e sotme situatën me Stinen.

“Ç’a të pyesim, Stine nuk e di çfarë ka humbur”– i ka shkruar njëri prej ndjekësve, me të cilin Graciela nuk ka ngurruar të ndajë të njëjtin mendim. “Po, po, ashtu mendoj edhe unë”-ia ka kthyer ajo.