Një gruaje në Itali hajdutët i kishin marrë makinën, por ia kthyen sërish pas disa ditësh, madje shoqëruar edhe me një letër ndjese.

Historia e padëgjuar më parë habiti jo pak lexuesit. Maria Elena Barile-s, e cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas kësaj, e bija, Rita Damiani, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënës së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

Me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër.