Komediani saudit, shkrimtari dhe aktori Mohammad bin Rafea humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e Hailit.

Vdekja e të riut u konfirmua nga vëllai i tij, Abdul Khaliq në një postim prekës në Twitter.

Sipas mediave të huaja, nuk ka ende detaje për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

Lajmi i vdekjes së parakohshme preku mijëra ndjekës që shprehën ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.

Një prej ndjekësve rrëfeu se çfarë kishte bërë komediani vetëm pak orësh para ngjarjes tragjike.

“Lajm shokues! Para disa orësh, ai po filmonte në Snapchat dhe nuk kishte asgjë të gabuar. Tani dëgjojmë lajmin e vdekjes së tij, një ndjenjë e çuditshme. Kjo dëshmon pasigurinë e jetës, që mund të marrë fund sa hap e mbyll sytë”, shkruajti fansi i Mohammad.