Shumë nëna janë mësuar ta lënë smartphone-in në duart e fëmijëve të tyre, ndërkohë që merren me punët e shtëpisë. Kështu ka ndodhur dhe me Emily Schmitt, një 30-vjeçare e cila i ka lënë telefonin vajzës së saj dy vjeçe ndërkohë që po thante flokët.

E reja amerikane sapo kishte dalë nga dushi e zhveshur dhe teksa po thante flokët, e bija i kishte bërë disa foto të cilat ia kishte dërguar njerëzve në Snapchat.

Padyshim që ajo nuk e kishte idenë se vajza e saj po i bënte foto derisa mori një mesazh nga një koleg: Faleminderit për foton nudo që më dërgove. Por atëherë ishte shumë vonë.

“Ndjeva se po vdisja”, është shprehur gruaja për shtypin lokal. Kur e kuptoi keqkuptimin ajo zbuloi se të gjithë e kishin marrë foton e saj nudo. Për fat të mirë të gjithë njerëzit qeshën me foton dhe menjëherë e fshinë.

“Ishte kënaqësi të shpjegoje se çfarë ndodhi,” tha Emily, e cila më pas vazhdoi t’iu kërkojë falje kontakteve të saj për atë që ndodhi. Disa kishin marrë dhe një foto të këmbës së vajzës së vogël.