Pasi i ofendoi fëmijën gjatë transmetimit të emisionit ngjarja ka degraduar kur aktorja e njohur është ngritur nga vendi dhe i ka qëlluar spektatores.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi ku teksa ishte e ftuar në një emision aktorja Evelina Blendas nuk e ka përmbajtur dot veten pasi një grua nga publiku e ka qortuar se ka lindur në moshën 49-vjeçare.

"Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35-40 aq më tepër në moshën 49-vjeçare. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë," është shprehur spektatorja.

Mirëpo Evelina është ngritur e revoltuar nga vendi i saj dhe e ka goditur zonjën në publik. "Je mjerane. Ai është djali im, ti mund të thuash gjithçka për mua por djalin tim lëre të qetë kupton?"– i ka thënë ajo.