Prej 14 ditësh kryefjala e vendit është protesta e studentëve dhe kërkesat që ata i kanë parashtruar kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me këtë çështje ka dhënë mendimin e saj edhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ka rrëfyer se si është zhgënjyer nga protestuesit e dikurshëm.

Këngëtarja komentoi krahas një videoje që ka publikuar blogeri Olti Curri në Instagram, ku shihen studentë nga e gjithë bota që mbështesin me pankarta studentët shqiptarë. 

“Shumë emocionuese. Uroj që të mos përfitojë askush me kauzën e me ata studentë që dalin me të vërtetë për të drejtat e tyre. E them këtë, sepse historia përsëritet. Ata që luftojnë për të drejtat, mbase marrin diçka, ndërkohë që të tjerët fitojnë shumë.

Një herë, pa asnjë bindje politike, u përfshiva me disa studentë të Akademisë së Arteve, e siç ishin në mësim, e lamë dhe u bashkuam me të tjerë. Unë isha shumë naive të besoja se ata që ishin në krye të studentëve kërkonin disa të drejta të studentëve…

Pas disa muajsh, i pashë ata që më kapardiseshin nëpër ministrira, kishin zënë karriget. Zhgënjimi i madh për shpirtin tim. Uroj që të mos u ndodhë kjo gjë atyre që besojnë tek e drejta për të arritur rezultate në shkollë…”, përfundon Gaçe.