Rreth 2 javë më parë, përuroi investimin e tij më të fundit, agroturizmin “Vinea Resort & SPA”, ku i ftuar nderi ishte kryeministri Edi Rama.

Deputeti i Durrësit, Lefter Koka, këto ditë të fundgushtit ka hequr kostumin e politikanit dhe është përkushtuar tek biznesi i tij i ri.

Në fotot që po publikon DurrësLajm, Lefter Koka duket duke drekuar me familjarët e tij në agroturizmin e ndërtuar në zonën e Shkallnurit.

I veshur sportiv, me kapele dhe syze, Koka ka preferuar ta kalojë të shtunën në resortin e tij, që sidomos gjatë fundjavave ka nisur të frekuentohet nga një numër i madh pushuesish.

Ndërsa në shtator pritet t’i kthehet parlamentit, pasi ishte i vetmi nga deputetët e LSI-së që nuk pranoi të dorëzonte mandatin, Koka këto ditë të fundit të sezonit turistik pritet të jetë i fokusuar tek bizneset e tij, pasi krahas angazhimit në politikë, ai nuk ka lënë asnjëherë pas dore bizneset e tij të shumta.