Ivanka Trump është një businesswoman shumë e suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu është edhe e bija e presidentit Donald Trump. Bukuria dhe tiparet e saj goxha të rregullta dhe joshëse janë kthyer tashmë në një trend të operacioneve plastike.

Këtë fundjavë, doktori i mirënjohur Amerikan i operacioneve plastike Dr. Norman Rowe tha se klientët e tij po paguajnë shifra deri në 50,000 dollarë për të rikrijuar tiparet e fytyrës së saj.

“Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që të kisha klientë që dëshironin tiparet e saj, përpara se babai i saj të ishte zyrtarisht kandidat për President të SHBA-ve,” tha Dr. Rowe për prestigjozen Page Six. “Ndoshta ata nuk pëlqejnë vetëm pamjen e saj, por ndoshta edhe faktin që ajo është një grua e fuqishme, e suksesshme, që ka vetëbesim dhe gjithashtu që është pjesë e familjes së parë. A kanë dëshirë të bëhen si ajo? Sigurisht, madje deri në imtësitë më të vogla.”

Dr. Rowe tregoi që kanë qenë mbi 50 gra, që nga vera e kaluar, që kanë kërkuar “pamjen Ivanka”, të cilën ai e përshkruan me mollëza të gjëra, një hundë të hollë dhe sy të mëdhenj. Ai thotë gjithashtu se Trump është tashmë një rivale e Kylie Jenner në aspektin e kërkesës së pamjes që klientët dëshirojnë.

Nju Jorkezët janë një popull mbështetës masivisht i politikave të majta (kundërshtarë të republikanëve, ku Trump bën pjesë), por politika, mesa duket, nuk ka influencë mbi Ivankën si një inspirim i operacioneve plastike.