Fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri. Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e deputetit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë përrallore.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në çdo postim në Instagram.

Marcos preferon AMG-të gjykuar nga foto e shumta që poston me to. Një Mercedes AMG CLA ku kushton rreth 50 mijë euro dhe djemtë e Doshit kanë një batalion të tërë.

Ata frekuentojnë klubet më të mira në vendet më të shtrenjta jashtë vendit, ku gjithmonë gjenden në zonën VIP.

Përsa i përket “bishave” që për ta janë makina të thjeshta, posedojnë një autosallon më vete me një vlerë mbi 70 mijë euro.

Të rinjtë janë trashëgimtarë të hoteleve më luksoze në Tiranë dhe “Coloseut” në Shkodër.