Artisti me famë botërore dhe shumë i dashur, kryesisht nga brezi i ri, është shfaqur i transformuar teksa ka pozuar për brandin e njohur ndërkombëtar “Alexander Wang”.

Me flokë të gjata, të çrregullta dhe i veshur sport, Justin Bieber thuajse nuk njihet.

Bieber është përfolur së fundmi më tepër se asnjëherë për raportin e tij me këngëtaren Selena Gomez, ndarjet dhe ribashkimet e tyre, të cilat tashmë nuk përbëjnë më lajm.