Deputeti i PS-së Eduard Shalsi, kohë më parë është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte deri në 60 mijë euro.

Mirëpo, çështja u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena”.

Moderatorja e këtij emisioni, Fjoralba Ponari e vuri Shalsin përballë një pyetësori të sikletshëm, ndërsa e pyeti edhe nëse ishin të vërteta thashethemet se ai i kishte mbjellë flokët.

Shalsi e sfidoi moderatoren, duke i thënë se ajo mund të provonte t’i tërhiqte dhe se nuk do ta kishte problem po ta bënte këtë ndërhyrje. Madje, ai u shpreh se ndryshonte herë pas here “look”, por jo se i kishte mbjellë flokët.