Sot, kur u zyrtarizua emri i saj në krye të listës së LSI-së për qarkun Durrës, Elona Guri ka festuar edhe ditëlindjen.

Gurit i kanë rezervuar një surprizë të bukur, pasi torta e ditëlindjes ishte në formën e anijes dhe 38-vjeçarja ishte kapitene. Në urimin që stafi i kishte përgatitur bie në sy shprehja: Edhe 100 kapitene!

Ashtu si Rama në 2017-ën që kërkonte timonin nga shqiptarët për mandatin e dytë, Guri në Durrës duket se ka marrë timonin e LSI-së dhe shpreson në arritjen e një rezultati pozitiv për partinë e saj.