Kënga e Mozzik me fjalë banale dhe miliona klikime, Elton Deda: Janë tepër vulgare

29/06/2020 - 17:51

Reperi i njohur Mozzik pak ditë më parë publikoi këngën “Madonna” në gjuhën gjermane që u vendos në qendër të kritikave për shkak të tekstit me fjalë banale.

Në vetëm tre ditë kënga ka grumbulluar 4.8 milionë shikime pavarësisht përmbajtjes së tekstit.

Ndërkohë në të njëjtën ditë që Mozzik publikoi këngën e tij të fundit, që shitet si sukses, artisti i mirënjohur Elton Deda tregoi shqetësimin e tij për nivelin e këngëtarëve dhe këngëve në tregun shqiptar.

Ai u shpreh se numri i artistëve të mirë po ulet çdo ditë dhe se janë të pakta këngët me poezi të mirë, duke theksuar se shumica e atyre që qarkullojmë janë më tepër vulgaritet.

“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Shumë pak synojnë për të pasur këngët e tyre origjinale, të kompozuara për ata. Në përgjithësi këndojnë covera, hiq dy-tre prej tyre,”– tha Elton Deda.

Ndërsa shtoi se tregu shqiptar është i mbingopur me këngëtarë dhe se rënia e artistëve me A të madhe është fenomen shqetësues.

“Tregu është i mbingopur. Përditë vijnë dhe përditë ikin, duket se jemi një komb që na pëlqen të këndojmë. Gjejnë një model dhe i qepen atij modeli. Duhet hequr kjo gjë. Rrimë ngjitur me një model dhe vetëm përsëritet e përsëritet. Artistë me A të madhe kemi pasur goxha dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Është fenomen shqetësues. Duhet të ndryshojmë mentalitet, të ndërgjegjësohemi se ka gjëra të reja në këtë botë. Kemi gjetur model shumë të keq ky është problem. Këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, është si turke e përzier me ottoman. Nuk është e mirë nëse duam te shohim civilizimin perëndimor,”- u shpreh këngëtari.

Një pjesë nga teksti i këngës “Madonna”:

U ta hongsha piii, raki deri sa sen s’di mo, oh

E ti ma hongsh mu kaaa-tastrof

Uh shit jom pi bro

Veç te fjala karakter për ty janë veç tri shkronja

Bad daddy, yeah me mu nuk ka lojna

Qa osht mu bo e din e bojna

E për nesër kurgjo s’lojna

Ajo sa n’Prishtinë, sa n’Tiranë, ajo

M’jep gji (ajo) e thirri nanë ajo

Nji ditë kesh (ajo), nji ditë kan ajo

Mu m’zhvesh (ajo) edhe m’lan

Me to luj si llastik-stik, thoba saj si jastik-stik

E kom besnike e m’ka besnik-snik

Sum bon snitch, yeah kurrë si bona snitch-snitch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.

Ndahet nga jeta Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta.

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periud

Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por m