Reperi i njohur shqiptar ka kontribuar me shtatë këngë në filmin ‘Albanian Gangster’.

Shumë shpejt pritet të dalë filmi me produksion ndërkombëtar që bën fjalë për jetën e shqiptarëve që kanë shkuar në Amerikë dhe kanë filluar një jetë atje.

Regjisori Mathew A. Brown dhe aktori John Rezaj kanë qenë të ftuar në emisionin ‘SevenBizz’ për të treguar rreth filmit.

Ndër të tjera, ata zbulojnë se filmi do të jetë i shoqëruar me këngë të reperëve të njohur shqiptar, si Unikkatil e Ledri Vula.

Kështu, muzika e tyre, sidomos e Unikkatil i cili ka shtatë këngë në film, do të dëgjohet nëpër kinema botërore kur filmi të ketë premierën.