Këto janë 3 shenjat më lunatike të horoskopit

14/01/2020 - 22:29

Këto shenja të zodiakut janë shumë lunatike, mund të ndryshojnë gjendje shpirtërore në një fraksion sekondi. Në fakt, nëse provojnë disa lloje të gjendjeve shpirtërore në një ditë, është sepse i përjetojnë emocionet me një intensitet të lartë dhe kjo i bën të vuajnë. Ja kush janë këto shenja:

Gaforrja

Pyesni kë të doni se kush është shenja më lunatike e zodiakut dhe do t'ju thotë: Gaforrja. Ata që lindin nën këtë shenjë të zodiakut ndiejnë gjithçka thellësisht. Një Gaforre me një gjendje të mirë shpirtërore transmeton dashuri dhe afeksion tek të gjithë personat që ka përzemër. Një Gaforre me humor të keq zemërohet dhe përpiqet të mos lëndojë  e të mos influencojë askënd me negativitetin e vet. Gjëja më e mirë është që një Gaforre i menaxhon mirë ndryshimet e humorit.

Peshqit

Personat e lindur nën shenjën e Peshqve janë shumë të ndjeshëm dhe mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre shpirtërore në fraksion sekondash. S'ka rëndësi se sa i madh apo i vogël është problemi, ata arrijnë ta kthejnë gjendjen në katastrofë. Shpesh futen shumë në brendësi të gjërave dhe urrejnë të ndihen të pafuqishëm përballë situatave të caktuara. Peshqit janë në gjendje të bëjnë shumë gjëra në momentet e tyre të ndryshimit të humorit dhe i përdorin ato si frymëzim për përpjekjet e tyre krijuese.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën zodiakale të Akrepit ndiejnë gjithçka me një intensitet ekstrem, nuk mund të fshehin gjendjen e keqe të tyre sepse mjafton t'i shihni në fytyrë për të kuptuar si ndihen. Akrepët duan që ndryshimet e tyre të gjendjes shpirtërore t'i shtyjnë në aksion, pavarësisht nëse bëhet fjalë për hakmarrje për dikë që i dëmton apo ndihmë për ata që janë në telashe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur ka zbuluar se e ka bërë hundën.

Milot Rashica dhe Belkis Kera po bëhen prindër.

Dj i njohur, Vin Veli ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku foli jo vetëm për projektet e reja muzikore dhe planet e ti

Pasi zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj tashmë ndan me fansat jo vetëm fotot romantike të të dyve, por edhe biseda që çi

Frances Kitching, portierja e Liverpoolit, pësoi një dëmtim “horror” gjatë një seance stërvitore, që duket qartë edhe nga fotot që ajo ka

Aishe Stari është një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë.

“Nata e Durrësit”, ka qenë tema këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku ishin mbledhur disa nga personaz

Olti Curri ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth qytetit të tij të lin

Daniel Needes, nga Uelshi, kishte dhënë me qira një shtëpi për dy vjet. Ai i tha Wales Online se shtëpia ishte në gjendje pothuaj perfekt

Nuk ka paqe për Michael Schumaher.