Të ndahesh nga partneri/partnerja nuk është diçka e lehtë, sidomos kur nuk jeni të sigurt për vendimin që po merrni. Është normale të mos jeni të bindur për t`u ndarë, por ka disa gjëra të cilat do t`ju ndihmojnë të kuptoni nëse është vërtet koha t`i jepni fund marrëdhënies suaj apo janë probleme kalimtare.

Shenjat që tregojnë se është koha të ndaheni:

-Mendoni të bëni seks me dikë tjetër që nuk është partneri juaj.

-Mendoni se partneri juaj po tregohet më “i ngjitur” pas jush se sa duhet.

-Kur ai është shumë i dhënë pas jush, por ju jo edhe aq pas tij.

-Ndiheni sikur ju ka ardhur në majë të hundës apo sikur “keni ngecur” në atë lidhje.

-Ndiheni e acaruar nga partneri apo nga ato që ai thotë.

-Dëshira për seks është rralluar shumë.

-Ke më shumë dëshirë të dalësh me miqtë sesa me partnerin.

-Keni filluar të ziheni më shpesh se zakonisht.

-Vazhdon të shpresosh se partneri yt do të ndryshojë.