Vrasja e qenve për mish është e paligjshme në Korenë e Jugut me vendimin e një gjykat tashmë. Ky është një vendim historik për aktivistët e të drejtave të kafshëve që nxorrën jashtë ligjit ngrënien e qenve.

Mishi ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës së Koresë së Jugut, me rreth 1 milion qen që besohet të hahen çdo vit. Por konsumi i tyre tani është zvogëluar dhe paktika është një tabu midis gjeneratave më të reja mes rritjes edhe presionit nga aktivistët.

Një vendim i gjykatës në qytetit e Bucheon të enjten, tha se konsumi i mishit nuk ishte një arsye ligjore për të vrarë qentë. Grupi i aktivistëve solli në gjykatë rastin e një fermeri të qenve. Ata akuzuan fermerin, i cili u dënua me 2000 dollarë, se ka vrarë kafshët pa arsye dhe duke shkelur rregullat e higjenës.