Prej disa ditësh Ronaldinjo qëndron në paraburgim në Paraguai, pasi u arrestua së bashku me vëllain e tij, për shkak se ishin futur me pasaportë të rreme.

Braziliani ndodhet në paraburgim dhe është ende në pritje për tu marrë vendimi përfundimtar, pritje e cila duket se do të zgjasë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Avokati i Ronaldinjos në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se janë duke pritur për vendimin, por çështja tani mund të zgjasë më shumë, pasi përhapja e koronavirusit ka ngadalësuar gjithçka.

Nuk dihet ende një datë për vendimin përfundimtar të Ronaldinjos dhe vëllait të tij, të cilët tani janë të detyruar të qëndrojnë në paraburgim.