Koronavirusi mund të futet lehtë në shtëpinë tuaj, këto janë objektet më të rrezikshme

05/04/2020 - 09:37

Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena dhe rregullisht të dezinfektohet shtëpia, kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, shkruan Daily Star.

Njohësit dhe ekspertë kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, teksa kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.

Leckat e kuzhinës

Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe escheriacoli.

Meqenëse koronavirusi është nëpër këmbë, tani do të duhet çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet. Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, pastaj lani në rrobalarëse në programin standard.

Doreza e kuzhinës

Dorezat e furrës janë të punuara nga materiali i pambukut. Shpesh në to mbeten njolla kokëforta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe sapun (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).

Këllëfët e jastëkëve

Duhet që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët. Ata mund të lahen si edhe zakonisht, mirëpo nëse kërkoni pak më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë varësisht nga cikli i shpëlarjes.

Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.

Rrugicat dhe tapetet

Nëse lavatricja nuk është e sigurt (apo nuk është praktike), mund të therrisni servisin i cili merret me shërbimet e larjes.

Nëse dëshironi t’i lani vete, mund t’i freskoni rrugicat dhe tapetet tuaja në ketë mënyrë: Hidhni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tapetin, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me fshese korenti si zakonisht.

Palltot dhe xhaketat

Larja me dorë nuk do të jetë efikase. Lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e mirëmbajtjes. Mund t’i freskoni me tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, që njihet ndryshe me emrin e artit Stresi, ndodhet prej kohësh në një raport të komplikuar me bukuroshen

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekono

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në New York.

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 m