Letra/ Lamtumira e Princ Vidit në Durrës, porosia që u dha shqiptarëve

20/10/2018 - 09:39

Aurenc Bebja/ Publikohet letra e lamtumires se Princ Vidit drejtuar shqitareve para se ai të largohej nga porti i Durrësit. Letra eshte publikuar nga “Le Figaro”, ne nje shkrim qe mban daten 6 shtatori 1914, në faqen n°3.

Momente nga fjalimi i Princ Vidit në Durrës, para popullit. 7 mars 1914

Shqipëri

Lamtumira e princ Vidit

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi:

“Shqiptarë !

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve  të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.”

Burimi :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua është bërë lajm i ditës në Britaninë e madhe nga gazeta

Frogmore Cottage, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan është në proces mbylljeje, pas spekulimeve që çifti nuk ka ndë

Për disa njerëz, pasuria është rezultat i një pune të palodhur, ndërsa për disa të tjerë, mjafton ta mendojnë dhe ditën tjetër janë të pa

Disa udhëtarë mbetën të plagosur pasi një dallgë e madhe u përplas në dritaret e trenit, në një kohë kur Britania po përballet me një mot

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një ndeshje amatore futbolli në Meksikë, ku tifozë të irrituar kaluan rrethimin dhe tentu

Kur tri vjet më parë nisi kjo çështje, u duk se Teo Hernandez mund ta pësonte.

Jaime Botin, një miliarder spanjoll, koleksionist i veprave të artit u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 58 milionë dollarë pasi tent

Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama feston sot ditëlindjen e saj të 56-të dhe bashkëshorti i ka bërë një dedikim mjaft romantik.

Për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës t

Italia është në planet e aktores së njohur Jennifer Lopez për të jetuar.