Një majmun që është parë në një kopsht zoologjik në Kinë, duket se ka problem që të gjejë dashurinë e tij, pasi nuk ka fytyrën e një majmuni. Kopshti zoologjik Tianjin në lindje të Kinës është habitur kur ka parë fytyrën e majmunit që duket sikur fytyra e njeriut. Kjo ka bërë që fotot e këtij majmuni të shpërndahen në të gjithë botën.

Autoritetet e kopshtit kanë thënë se ky majmun nuk është çiftuar asnjëherë, kjo për shkak të fytyrës së tij. Mirëpo kjo nuk e ka penguar atë që të jetë shumë aktiv. Ai ka dëshirë të luajë më baltë dhe të thyejë arrat e kokosit. Dhjetëra mijëra njerëz kanë ardhur në kopshtin zoologjik për të parë majmunin me fytyrë njeriu, që kur ai u bë i famshëm në internet. Ky majmun është sjellë në këtë kopsht zoologjik në vitin 2002.